Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIVESCORE: KUPA E KOSOVËS

Live: Prishtina - Drenica

Live: Prishtina - Drenica


2 June, 2020 @17:42

Dueli i parë gjysmëfinal i Kupës së Kosovës Prishtina - Drenica luhet sonte në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Janë caktuar formacionet zyrtare të Prishtinës dhe të Drenicës.

PRISHTINA: Bekaj, Thaqi, Miftaraj, Bekteshi, Abazi, Zyba, Boshnjaku, Krasniqi, Uka, John, Januzi.

DRENICA: Ymeri, Lushtaku, Osmani, Mujkic, Mustafa, Thaqi, Elshani, Hamiti, Kerim, Hyseni, Turku.

PRISHTINA - DRENICA 3-0

1’- Fillon ndeshja

1’- Leonit Abazi (PRI) godet shtyllën, shpëton Drenica

5’- Korner i parë në ndeshje i takon Drenicës

6’- Arion Ymeri (DRE) del nga porta, largon rrezikun para Oto Johnit (PRI)

9’- Qëndrim Zyba (PRI) godet me kokë, por topi del jashtë portës

20’- Oto John (PRI) gjuan nga afërsia, pret portieri Arion Ymeri (DRE)

21’- Oto John (PRI) tenton përsëri, Ymeri (DRE) në vend

27’- Endrit Krasniqi (PRI) godet nga distanca,  por pa sukses

28’- GOOOOL shënon Ahmed Januzi (PRI), pas një gabimi të mbrojtjes së Drenicës, asiston Oto John (PRI), Prishtina në epërsi 1-0.

34’- Zëvendësim: Arbios Thaqi DEL, Argjend Mustafa HYN (DRE), zëvendësim i detyrueshëm

35’- Armin Mujkiç (DRE) ndëshkohet me karton të verdhë

42’- Hasan Hyseni (DRE) godet, por jashtë portës

44’- GOOOL Ahmed Januzi (PRI) dyfishon epërsinë, asiston Armend Thaqi (PRI)

45’- 2 minuta lojë shtesë

HT (PËRFUNDON PJESA E PARË)

46’- Fillon pjesa e dytë

48’- Elshani (DRENI) tenton, por pa sukses

49’- Korner për Prishtinën

50’- Korner për Drenicën

57’- Zëvendësim: Qëndrim Zyba DEL, Meriton Korenica HYN (PRI)

65’- Zëvendësim: Vildan Kerim DEL, Osman Mëziu HYN (DRE)

66’- Oto John (PRI) godet me kokë, por pa sukses

67’- Genc Hamiti (DRE) ka lëshuar një rast ideal, shpëton Prishtina

69’- Oto John (PRI) tenton nga afërsia, por Arion Ymeri (DRE) pret me sukses

70’- Turku (DRE) godet me kokë jashtë portës

71’- Korner për Prishtinën

73’- Turku (DRE) ndëshkohet me karton të verdhë

74’- Zëvendësim: Largohen: Lorik Boshnjaku dhe Kreshnik Uka, hyjnë Tun Bardhoku dhe Gauthier Mankenda

78’- Meriton Korenica (PRI) gjuan, pret Arion Ymeri (DRE)

81’- Armend Thaqi (PRI) godet mbi portë

83’- Endrit Krasniqi (PRI) godet shtyllën nga gjuajtja e lirë

85’- Argjend Mustafa (DRE) ndëshkohet me karton të verdhë

87’- Penallti për Drenicën

88’- Hasan Hyseni (DRE) dështon nga penalltia

89’- GOOOL shënon Meriton Korenica (PRI), asiston Mankenda, 3-0 për Prishtinën

90’- 3 minuta lojë shtesë

FT (Përfundon ndeshja)


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga