Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS 4 NDESHJESH ARRIJNË TE FITORJA

Liverpool shpërthen ndaj Leedsit

Liverpool shpërthen ndaj Leedsit


18 April, 2023 @0:37

Liverpool ka torturuar Leedsin që po lufton për mbijetesë këtë stinor, ndërsa i ka shtuar gjasat vetes në luftë për Ligën e Kampionëve. Të kuqtë e drejtuar nga Jurgen Klopp kanë shënuar fitore me 5-gola dallim, duke mposhtur Leedsin si mysafir, Leeds United 1-6 Liverpool [Sinisterra 47’ — Gakpo 35, Salah 39, 64, Jota 52, 73, Nunez 90].

Mohamed Salah dhe Diogo Jota kanë shënuar çiftgolësh, ndërsa Cody Gakpo dhe Darwin Nunez gjithashtu janë regjistruar në listën e golashënuesve të Liverpoolit në këtë fitore të rëndësishme për ta, që ka ardhur pas katër ndeshjesh pa fitore në Premier Ligë!

Salah

Fitorja bën që Liverpool të ngjitet në pozitën e tetë të renditjes në Premier Ligë dhe pas 30 ndeshjesh të ketë 47 pikë. Leedsi në anën tjetër pas 31 ndeshjesh ka 29 pikë, dy më shumë sesa ekipet që janë në zonën e rënies, ndërsa stinori përfundon me 38 ndeshje!


 
Të gjitha lajmet nga