ALISSON
Liverpool thyen rekordin botëror për transferin e portierit
18 July, 2018 @15:31
Ekipi anglez, Liverpool ka rënë dakord me ekipin italian, Roma, për një shumë prej 70 milionë eurove dëmshpërblim për blerjen e portierit të deritashëm të romakëve, Alisson.
Braziliani 25 vjeç ka qenë pjesë e Romës dhe numri një i Brazilit në Botërorin 2018, ndërsa nëse marrëveshja realizohet përfundimisht, atëherë Alisson do të bëhet portieri më së shtrenjti i blerë ndonjëherë, duke e thyer rekordin e Juventusit për blerjen e Gigi Buffonit nga Parma në vitin 2001, për 53 milionë euro.
Rekordi i një ekipi të Premier Ligës për portier deri tash ka qenë blerja e Edersonit prej Benficës, për të cilin Manchester City kishte paguar 40 milionë euro.