LEEDS - LIVERPOOL

Liverpooli s’gabon, mban hapin me kryesuesit
12 September, 2021 @19:29
Në ndeshjen e vetme të ditës në Premier League, Liverpool ka shënuar fitore 0-3 ndaj Leedsit në Yorkshire.
Liverpooli dominoi totalisht dhe fitoren e arriti me plotë meritë, ndërkohë që golat u shënuan nga Salah (20’), Fabinho (50’) dhe Mane (90+2’).
Lajm i keq për Liverpoolin nga kjo ndeshje është lëndimi i rëndë i 18-vjeçarit Elliott, i cili pësoi lëndim të rëndë pas ndërhyrjes nga Struijk i vendasve. Ky i fundit u përjashtua me karton të kuq për shkak të asaj ndërhyrjeje në minutën e 60’.
Me këtë fitore, Liverpooli ka 10 pikë, aq sa kanë edhe Manchester United e Chelsea, dhe të trija e ndajnë kreun, kurse Leedsi mbetet ende pa fitore pas 4 xhirove.