GJILANI - DUKAGJINI

Pa fitues në Gjilan, pikët ndahen
12 September, 2021 @17:04
Pa gola dhe pa fitues u mbyll dueli i luajtur sot mes Gjilanit dhe Dukagjinit në Gjilan, 0-0 pas 90 minutave.
Përkundër rasteve që u paraqiten për të dyja skuadrat gjatë ndeshjes, gola nuk pati dhe kështu skuadrat u detyruan t’i ndajnë pikët.
Pak para fundit të ndeshjes, Bujar Shabani i Dukagjinit u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë që i mori, por kjo nuk luajti rol në epilogun final të takimit. Me të verdhë u ndëshkua edhe Armend Dallku, kryetrajneri i Dukagjinit, pas ankesave për përjashtimin e Shabanit.
Për të dyja skuadrat ky ishte barazimi i dytë sivjet në ligë. Gjilani mbetet akoma i pamposhtur sivjet, kurse Dukagjini mbetet ende pa fitore.
Xhiron që vjen, Gjilani i shkon Prishtinës në kryeqytet, kurse Dukagjini i shkon Niklit në Drenas.