SOUTHAMPTON

Foto: southamptonfc.com
Armando Broja shkëlqeu në barazimin e ekipit
11 September, 2021 @23:23
Sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, që kaloi një fillim shtator të mahnitshëm me kuqezinjtë, duke shënuar golin e parë të kombëtares në histori ndaj Hungarisë, ia solli fitoren e parë ndaj Hungarisë, si dhe shënoi e asistoi në përballjen ndaj San Marinos, ka luajtur sot 16 minuta në përballje ndaj West Hamit për ekipin e tij Southampton.
Ai u fut në ndeshje nga trajneri Ralph Hasenhuttl në minutën e 74 të lojës në vend të sulmuesit kryesor të skuadrës Adam Arsmtrong.
Ndërsa pas kësaj minute, pati raste të jashtëzakonshme për shënim dhe nxjerrje penalltie, që nuk u konkretizuan për të përfunduar dueli 0-0.
“Kjo është ajo që pres nga ai. Ai ka qenë plotë vetëbesim pas ndeshjeve ndërkombëtare që i kishte. Ai ka shënuar dhe ka asistuar. Ai ka shpejtësi, dinamikë dhe jam definitivish i lumtur me performancën e tij të treguar sot,” ka thënë strategu austriak i Southamptonit pas ndeshjes për faqen zyrtare të klubit.
Broja që është me prejardhje nga Malësia e Madhe e Shqipërisë, ka lindur në Slough të Britanisë së Madhe. Ai është rritur në ekipin e Chelseat, ku ka kaluar në gjeneratat U18, U23, për t’u huazuar në stinorin e kaluar te Vitesse në Holandë, e kësaj radhe te Southampton në PremierLigë. Broja është 20-vjeçar.
Southampton është aktualisht i 14-ti në renditjen tabelare të Premier Ligës.