2 KORRIKU 3-2 FUSHË KOSOVA

2 Korriku lider me fitoren e radhës
11 September, 2021 @19:50
Skuadra e 2 Korrikut ka vazhduar me fitore në Ligën e Parë B të Kosovës, pasi që pas fitores në përballjen e parë të stinorit të ri, ka mposhtur edhe sot kundërshtarin e radhës.
Kësaj here, verdhekaltërit prishtinas kanë mposhtur skuadrën e riktyer në Ligë të Parë, Fushë Kosovën, në një ndeshje me plotë gola, 3-2 [Endrit Baholli 10, Ardi Ajdini 69, Drin Ymeri 74 - x.x.]
Tash 2 Korriku ka gjashtë pikë nga dy ndeshje, pra maksimale, derisa Fushë Kosova sot përjetoi humbjen e parë në Ligën e Parë B, pas fitores në xhiron hapëse të stinorit.