KEK-u - VËLLAZËRIA

FOTO / Arkiv
KEK-u ndanë kreun me Minatorin
11 September, 2021 @19:26
Skuadra e KEK-ut e mposhti me lehtësi Vëllazërinë me rezultat 4-1.
Që në minutën e dytë, skuadra nga Zhuri, Vëllazëria kaloi në epërsi, por pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, rezultatin e barazoi Besart Dushi.
Dushi shënoi përsëri në minutën e 47’ dhe e kompletoi hat-trickun duke shënuar edhe në minutën e 55’.
Rezultatin e vulosi Ilir Pallomi në minutën e 78.
KEK-u së bashku me Minatorin me 6 pikë ndajnë kreun në Ligën e Dytë, kurse Vëllazëria me 0 pikë gjendet në pozitën e fundit.