DRENASI 0-0 RAHOVECI

Rahoveci nuk mposhtet, nxjerrë pikë nga Drenasi
11 September, 2021 @19:33
Ekipi që ka ardhur këtë stinor në Ligë të Parë nga Liga e Dytë, Rahoveci, nuk është mposhtur në Drenas sot, duke barazuar pa gola me ekipin me të njëjtin emër si qyteti.
Drenasi dukej si më kërkues për gol, por ata nuk arritën të gjejnë rrugën e golit dhe kështu vreshtarët, pas fitores në xhiron e parë të stinorit tashmë edhe me pikën e radhës të fituar mbesin në pjesën e epërme të tabelës.
Derisa Drenasi ende nuk ka shënuar gol këtë stinor në Ligë të Parë A, Rahoveci vazhdon tutje pa humbje.