LIVERPOOL - WATFORD

Liverpooli s’gabon, merr kreun e tabelës
2 April, 2022 @15:23
Të paktën deri pas përfundimit të ndeshjes Burnley vs. Manchester City, Liverpooli do të jetë në krye të Premier Ligës.
Formën fantastike 19-herë kampioni i Anglisë e vazhdoi edhe sot ndaj Watfordit, duke e mposhtur këtë të fundit 2-0.
Watfordi ishte mjaft i mirë në 20 minutat e parë të ndeshjes, por megjithatë golin e gjeti Liverpooli, Një super-krosim të Gomezit nga krahu i djathtë, në rrjetë e çoi Diogo Jota me kokë (22’) për 1-0 të Liverpoolit.
Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në minutën e 89’ kur Fabinho shënoi nga pika e bardhë për përfundimtaren 2-0.
Me një ndeshje më shumë, Liverpooli i prin Premier Ligës me 2 pikë më shumë se City, kurse Watfordi është prej skuadrave favorite për të rënë nga elita e futbollit anglez.