Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - TREPÇA '89

Llapi ndryshe në pjesën e dytë, bënë përmbysjen përballë Trepçën ‘89

Llapi ndryshe në pjesën e dytë, bënë përmbysjen përballë Trepçën ‘89


25 April, 2021 @16:52

Skuadra e Llapit ka shënuar fitoren e 12-të në Superligë.

Ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina e mposhti skuadrën e fortë të Trepçës ‘89, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi qysh në minutën e tetë me golin e shënuar nga Muharrem Jashari. Ky ishte edhe goli i vetëm i pjesës së parë, derisa në pjesën e dytë llapjanët treguan tjetër fytyrë.

Së pari Ardit Peposhi e barazoi rezultatin në 1-1 në minutën 48’, derisa 11 minuta më pas Valmir Veliu realizoi golin e fitores.

TABELA AKTUALE

Me këtë rezultat Llapi shkëputet paksa nga pjesa e poshte e tabelës, derisa Trepça ‘89 mbetet në kufi me zonën e barazhit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga