TRANSFER

Llapi transferon sulmuesin e Kosovës U19
16 February, 2021 @16:08
Pak orë pas nënshkrimit të kontratës profesionale me të riun Granit Musa, skuadra e Llapit ka shtuar në përbërjen e saj edhe një lojtar tjetër të talentuar.
Ekipi i Tahir Batatinës ka zyrtarizuar përforcimin më të ri, Venhar Hyseni, me të cilin ka nënshkruar kontratë për 3 vite.
Hyseni i është bashkuar LLapit nga ekipi i juniorëve të Ramiz Sadikut, ndërsa gjithashtu ka qenë përfaqësues i Kosovës U19.
Sipas njoftimit të klubit, insistues për ta pasur në skuadër Hysenin ishte vetë kryetrajneri i skuadrës, Tahir Batatina, i cili pret nga ai që brenda një kohe të shkurtër të jetë ndër futbollistët kryesor të skuadrës.