TRANSFER

Llapi transferon sulmuesin nga Shqipëria
8 June, 2021 @16:46
Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, po vazhdon me përforcime të reja për të qenë sa më e kompletuar për garat evropiane.
Llapjanët së fundi kanë transferuar sulmuesin nga Shqipëria, Jurgen Peqini, me të cilin kanë nënshkruar kontratë 3-vjeçare.
Futbollisti nga Elbasani së fundi ishte pjesë e Besës së Kavajës, ndërsa më parë ka luajtur edhe për skuadrat si Elbasani, Teuta dhe Turbina.
Peqini tashmë i është bashkuar skuadrës në përgatitjet për ndeshjet ndërkombëtare.