KONFERENCA
Luajmë për fitore, De Biasi beson
10 June, 2017 @19:52
Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Izraelin, De Biasi deklaroi që beson ende në grupin e lojtarëve dhe që nuk e mendon fundin e kontratës.
“Shumë gjëra kanë rëndësi nëse skuadra e dëshiron fitoren. Mentaliteti kur futesh në fushë, përgatitja taktike, plani i lojës e shumë gjëra të tjera. Dua që nesër ta marr një përgjigje nga skuadra ashtu si në dy vitet e fundit, pra të japin maksimumin në fushë.” - u shpreh De Biasi, njofton Panorama Sport.
Sa i përket fundit të kontratës dhe formës jo të mirë ndeshjeve të fundit, italiani u shpreh:
“Fundin e kontratës nuk e mendoj, pasi që do futemi për fitore ashtu siç kemi bërë ndaj Luksemburgut. Apo duke qenë se ne ishim të dobët dhe humbën ndaj Luksemburgut, do të humbim edhe nesër. A je i kënaqur tash?” - drejtuar gazetarit që e pyeti se pse e mendon fitoren në Izrael kur skuadra ka 5 humbje radhazi.
Shqipëria ndeshjen ndaj Izraelit e luan me fillim nga ora 20:45 nesër mbrëma, ndërsa me një humbje eventuale gjasat për kualifikim apo për arritje të vendit të tretë, që nënkupton kundërshtarë më të lehtë në eliminatoret e ardhshme, shuhen pothuajse plotësisht.