MË TË MIRËT
Majlinda, Rashica e Gjakova, me çmimet e më të mirëve
22 December, 2016 @23:36
Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është shpallë sportist i vitit në kategorinë e meshkujve nga grupi Koha sonte, ndërsa Nora Gjakova, xhudiste, ka marrë çmimin e sportistes më të mirë të vitit. Majlinda Kelmendi ka marrë çmimin kryesor dhe të internetit.
Në çmimet tjera të natës të ndara nga grupi Koha fitues kanë qenë:
Sportistja më e mirë e re e vitit: Distria Krasniqi (xhudo)
Sportisti më i mirë i ri i vitit: Milot Rashica (futboll)
Sportistja më e mirë e vitit: Nora Gjakova (xhudo)
Sportisti më i mirë i vitit: Herolind Nishevci (karate)
Klubi më i mirë i vitit në konkurrencë të femrave: Drita (volejboll)
Klubi më i mirë i vitit në konkurrencë të meshkujve: Sigal Prishtina (basketboll)
Punëtori më i mirë sportiv i vitit: Fadil Vokrri
Mirënjohje Post-Mortem: Esat Stavileci
Mirënjohje e veçantë: Feniksi (futsall)
Mirënjohje për vepër jetësore: Ferid Zekolli
Mirënjohje speciale për arritje kulmore në sport: Driton Kuka
Çmimi kryesor: Majlinda Kelmendi – për të cilën u botua një libër nga Botimet “KOHA”.
Sportisti i vitit, sipas votimit në internet: Majlinda Kelmendi