NË PRISHTINË
Prishtina nis pushimin
22 December, 2016 @15:48
Futbollistët e Prishtinës që nuk udhëtojnë për në Gjermani në turne të futbollit të vogël atje, zyrtarisht sot nisin pushimet dimërore.
Njoftimin e ka dhënë vetë klubi bardhekaltër përmes web faqes zyrtare, ndërsa dita e kthimit në stërvitje dhe nisja e përgatitjeve për pranverë është shkruar të jetë 9 janari i vitit të ardhshëm.
Përgatitjet e ekipit jashtë Kosovës janë planifikuar të bëhen përreth datës 23 janar 2017.