DEKLARATA PAS NDESHJES
Maliqi: Të mposhtesh ndaj Feronikelit është normale
17 March, 2017 @17:14
Ndihmëstrajneri i Hajvalisë, Agim Maliqi, humbjen e sotme të skuadrës së tij ndaj Feronikelit, e ka vlerësuar si normale.
Maliqi, në deklaratën e tij pas ndeshjes tha se lojtarët e Hajvalisë nuk mund të fajësohen, sepse atyre i mungon përvoja, ndërsa humbja ndaj Feronikelit është normale për shkak të dallimit në përvojë dhe cilësi.
“Kundër Feronikelit të mposhtesh është diçka normale. Ekipi është i ri. Do të punojmë më shumë. Jam i kënaqur me angazhimin e lojtarëve. Nuk mund t’i fajësojmë këta djelmosha të ri, sepse mungon përvoja,” tha Maliqi.