DEKLARATA PAS NDESHJES
Tovërlani: Nuk kam lejuar të nënçmohet kundërshtari
17 March, 2017 @16:58
Pas fitores bindëse të Feronikelit në përballje me Hajvalinë, trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani, tha se fitorja erdhi pasi skuadra e tij nuk e nënçmoi kundërshtarin.
“Mund të them që më vështirë është t’i motivosh lojtarët në këto ndeshje. Është shumë keq me pa një ekip që vitin e kaluar ka luftu për titull, e sot janë në këtë gjendje. Në asnjë moment nuk kam lejuar të nënçmohet kundërshtari. Në momentin më të mirë ka ardhur ky pushimi për ne. Presim që të kthehet Behari Maliqi dhe Mentor Zhdrella,” tha Tovërlani.
Për fund, tekniku i skuadrës nga Drenasi shtoi se Feronikelit nuk i interesojnë rezultatet e kundërshtarëve dhe ata do t’i shikojnë vetëm ndeshjet e tyre që i kanë, për ta arritur në fund titullin kampion.
“Ka edhe shumë ndeshje. Gjithçka është e mundshme. Nuk na interesojnë kundërshtarët. Ne do t’i shikojmë ndeshjet tona,” përfundoi ai.