Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FITORE PËR TË MBYLLË STINORIN GATI NË MES TË TABELËS

Malisheva mposht Llapin, për të mbyllë sezonin mbi të në renditje

Foto: FCMalisheva/fb

Malisheva mposht Llapin, për të mbyllë sezonin mbi të në renditje


28 May, 2023 @19:56

Malisheva ka shënuar fitore ndaj Llapit në përballjen më të mirë të ditës të luajtur në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës 2022/23. Futbollistët e drejtuar nga Bylbyl Sokoli pasi që siguruan mbijetesën në elitë pa pasur nevojë për të luajtur fare ndeshje barazhi sikurse herën e kaluar, kanë shfaqur një lojë të mirë ndaj Llapit të Tahir Batatinës për të siguruar fundin e stinorit mbi pikërisht Llapin në renditje.

TABELA AKTUALE

Malisheva fitoi 3-2 ndaj Llapit [Ilir Mustafa 39’, Ronald Soboëale 49’, Bleart Tolaj 64’ — Drilon Fazliu 27’, Erjon Morina 75’]. Ndërsa krejt në fund hero i malishevasve u bë portieri Flamur Gashi që mbrojti penalltinë e Ilir Krasniqit për t’i siguruar tri pikët e fundit të stinorit.

Me këtë fitore, Malisheva mbylli stinorin në pozitë të gjashtë me 46 pikë nga 36 ndeshje, tre më shumë sesa Llapi nga po aq ndeshje, që përfundoi i shtati në renditje.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga