Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRIUMF JETIK - E PARA NË PRANVERË

Malisheva triumfon, Drenica në fund të tabelës!

Festa e Malishevës, në fitoren e parë pranverore/ Foto: FCMalisheva/ fb

Malisheva triumfon, Drenica në fund të tabelës!


25 February, 2023 @17:12

Drenica pa trajnerin e larguar Bekim Shotani sot, ka pësuar edhe humbjen e katërt në pjesën pranverore të stinorit. Malisheva e drejtuar nga Bylbyl Sokoli në pjesë të dytë ka fundosur shpresat e Drenicës, që sot drejtoheshin nga ish-lojtari Sami Geci, për të kapuar ndonjë pikë!

Malisheva fitoi ndeshjen 3-1 [Ronald Sobowale 12, Drilon Hazrollaj 39, Adem Maliqi 58 - Armend Abazi 35].

TABELA AKTUALE

Rezistenca e Drenicës zgjati vetëm në pjesë të parë dhe atë jo plotë. Pasi që pranuan golin e dytë, të bukur, nga Drilon Hazrollaj, mysafirët ranë plotëisht dhe kështu me një gol tjetër në pjesë të dytë Malisheva korri fitoren, që ishte e para e tyre në kampionat prej se Sokoli mori drejtimin e ekipit. Malisheva kishte ardhur në epërsi me golin e Ronald Sobowales, që konkretizoi pasiimin e Behar Maliqit me përvojë, para se Armend Abazi të shënojë për ekipin nga Skenderaji.

Drenica duket se është në krizë, ndërsa pritet të shihet se si do të veprojë kryesia tani, kur veçse gjërat po vështirësohen, ndërsa lufta për mbijetesë në elitë është ashpërsuar. Fitorja bën që Malisheva të dalë sot në pozitën e shtatë të renditjes tabelare dhe pas 22 ndeshjesh të ketë 24 pikë, ndërsa Drenica e dhjeta (e fundit) nga po aq ndeshje ka 20 pikë!


 
Të gjitha lajmet nga