Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RASTI "CITY"

Manchester City i befasuar me komunikatën e Premier Ligës

Foto: mancity.com

Manchester City i befasuar me komunikatën e Premier Ligës


7 February, 2023 @8:20

Kampioni i Premier Ligës, Manchester City, ka reaguar “i befasuar” pas njoftimit që mori dhenë në media për thyerje të rregullave financiare, në mbi 100 pika të rregullores së elitës së futbollit anglez.

Premier Liga njoftoi se nuk do të komentojë asgjë më shumë, derisa të qartësojë gjithçka, por ka bërë të ditur se pas katër vitesh hulumtim në financat e Manchester Cityt janë gjetur rreth 100 thyerje rregullash financiare.

Periudha kap vitet prej 2009 deri në dhjetor të vitit 2018. Mediat kanë filluar të shkruajnë se City do të mund të dënohet me heqjen e titujve të Premier Ligës të fituara në këtë kohë, ndërsa gjithashtu përmendet edhe përjashtimi nga Premier Liga.

“Manchester City është befasuar nga këto akuza për thyerje të rregullave të Premier Ligës, duke ditur që ka qenë bashkëpunues dhe i hapur në të gjitha kërkesat për materiale që kërkoheshin nga vetë Premier Liga. Klubi do të kërkojë rishikimin e çështjes nga një Komision i pavarur, ashtu që të mbyllim këtë çështje një herë e përgjithmonë,” ka shkruar ndër të tjera komunikata e Cityt.

Manchester City ka dominuar Premier Ligën në vitet e fundit duke fituar tituj në vitet: 2012, 2014, 2018, 2019, 2021, 2022.


 
Të gjitha lajmet nga