Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PREMIERSHIP

Manchesterët fitojnë

REUTERS/Darren Staples

Manchesterët fitojnë


16 December, 2012 @1:15

​Sir Alex Ferguson, pas fitores së sotme ndaj Sunderlandit 3-1 ka thënë se është i interesuar të shoh golashënuesin Tom Cleverley me më shumë përgjegjësi gjatë ndeshjeve dhe duke shënuar më shumë gola, pas ndeshjes shumë të mirë që e zhvilloi sot. 

Manchester United mposhti Sunderlandin me golat e Robin Van Persie, Tom Cleverley dhe Wayne Rooney, por Fergusonit i la përshtypje loja e jashtëzakonshme e Cleverleyt, të cilit tash e tutje do t’i jep më shumë përgjegjësi. 

Kampioni Manchester City pasi që e mposhti Newcastle-in që është në krizë, Robert Mancini deklaroi se dyshja argjentinase Sergio Aguero dhe Carlos Tevez janë të shkëlqyeshëm kur ata duan të tregojnë klasin e tyre. Në fakt, Aguero shënoi sot pas disa javësh, mirëpo loja e mirë e tij dhe e Tevezit kanë qenë ndikuese në lojë. 

Liverpool ka vërtetuar formën jo të mirë, si dhe lojën që lë për të dëshiruar. Brendan Rodgers është shprehur të jetë i habitur nga performanca e lojtarëve të tij në ndeshje, derisa Aston Villa që me vite nuk ka qenë më e dobët se këtë stinor, e ka mposhtur lehtë në Anfield Road. E QPR ka arritur fitoren e parë në kampionat në saje të Adel Taarabtit që ka shënuar dy herë ndaj Fulhamit.

REZULTATET

Newcastle - City 1-3

United - Sunderland 3-1

Norwich - Wigan 2-1

Liverpool - Aston Villa 1-3

Stoke - Everton 1-1


 
Të gjitha lajmet nga