PRISHTINA - VLLAZNIA
Mankenda dhe Khalid sjellin fitoren e Prishtinës
16 September, 2017 @17:57
Pas fitores historike ndaj Trepçës ‘89, skuadra e Vllaznisë nga Pozherani u mposht sot nga skuadra e Prishtinës në takimin e luajtur në Drenas.
Epërsinë e dyfishtë kryeqytetasit e krijuan me golat e shënuar nga Gauthier Mankenda dhe Basit Khalid, kurse mysafirët golin e gjetën përmes Alban Shillovës në minutën e 38’. Pak para se të mbyllej pjesa e parë, ishte mesfushori Bozovic i vendasve që e qëlloi shtyllën, për të mos e ndryshuar rezultatin 2-1, i cili mbeti deri në fund dhe Prishtina e mbylli takimin me 3 pikë të fituara.
Nga pjesa e dytë, e cila nuk pati gol, mund të përmendet kartoni i kuq i Lorik Maxhunit të Prishtinës në minutën e 81’ të ndeshjes, mirëpo kjo nuk luajti rol në epilogun final të takimit.
Me këtë fitore Prishtina arrin në kuotën e 10 pikëve dhe ka 1 më pak se lideri Llapi, kurse Vllaznia mbetet në zonën e rrezikshme me 3 pikë.
Xhiron e ardhshme, Vllaznia e pret në Gjilan Dritën, kurse Prishtina udhëton në po të njëjtin qytet për t’u ndeshur me skuadrën e Gjilanit.