FRANCEZI NË ROMË
Manu Koné - futbollist i ri i Romës!
31 August, 2024 @6:24
Reprezentuesi francez, Manu Koné është lojtar i ri i Romës. Ekipi nga kryeqyteti italian ka arritur marrëveshje me skuadrën e Borussia Monchengladbachut për të paguar shifrën e 20 milionë eurove si dhe bonuse tjera që do të mund të shkojnë deri në 5 milionë euro tjera shtesë.
Mesfushori 23 vjeçar francez ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Romën dhe do të merr rrogë vjetore afro 3 milionë euroshe deri në verë të vitit 2029. Koné ka qenë pjesë e kombëtares franceze këtë verë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, ndërsa ka arritur deri në finale me “trekolorët”. Ai ka 79 paraqitje të regjistruara vetëm në Bundesligë me tashmë ish ekipin e tij, Borussia Monchengladbach.