Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LOS BLANCOS

Marcelo ka udhëtuar me ekipin

Foto:Google

Marcelo ka udhëtuar me ekipin


4 May, 2021 @15:39

Marcelo përmbushi detyrimet e tij si qytetar, në zgjedhjet e Madridit dhe u paraqit në qendrën e tij të votimit, për të shërbyer si një anëtar alternativ, ku ishte caktuar.

Real Madrid dhe Marcelo ishin përpjekur të bindnin Bordin Zgjedhor që të lirojnë futbollistin nga pjesëmarrja në takim.

Pasi, madrilenët u desh të udhëtojnë sot në Londër, për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet nesër, por ai nuk u la i lirë.

Lojtari u shfaq, por shefi i Bordit Zgjedhor jo, kështu që Marcelo duhej të qëndronte si zëvendësuesi i parë.

Sidoqoftë, sipas LaSexta, një grua e moshuar, e cila ishte anëtare e dytë alternative, ofroi ta zëvendësonte atë, kështu që lojtari ishte në gjendje të kthehej në shtëpi.

Braziliani shte gati të udhëtojë me ekipin në Londër, për t`u përballur me Chelsean.


 
Të gjitha lajmet nga