PARMA

Foto: theAthletic/Google
“Do të kthehemi”
4 May, 2021 @0:36
Kryetari i klubit të Parmës, Kyle Krause, ka premtuar të rikthejë shpejt Parmën në Serie A.
Parma me pësimin e mbrëmshëm nga Torinoja, që fitoi 1-0 me golin e parë të Mërgim Vojvodës në Serie A, u konfirmuar si e rënë në Serie B për stinorin 2021/22.
“Humbje e rëndë në një sezon të rëndë. Për tifozët dhe qytetin e Parmës mund të them vetëm këtë: Do të kthehemi,” ka shkruar në Twitter Krause, që mori presidencën e klubit zyrtarisht në shtator të vitit të kaluar.