LIRIM KASTRATI

Kastrati hero i finales, shënon në vazhdime për ta fituar Kupën e Hungarisë
3 May, 2021 @23:21
Mbrojtësi kosovar, Lirim Kastrati, e ka fituar Kupën e Hungarisë me skuadrën e tij Ujpest.
Sebep për këtë ishte vet futbollisti, i cili e zgjidhi nyjen në vazhdimet e ndeshjes finale ndaj skuadrës MOL Fehervar.
Kastrati shënoi gol të bukur me gjuajtje nga distanca në minutën 101’ kur luhej vazhdimi i parë 15 minutësh, për ta vendosur fatin e ndeshjes me fitoren 0-1 të Ujpestit.
Ndeshja u luajt në tensione të larta, me ç‘rast u ndëshkuan 3 lojtarë me kartona të kuq, prej tyre ty tek skuadra Fehervar dhe një tek Ujpesti (nga banka).
Në fund Ujpesti i Lirim Kastratit e fitoi Kupën e Hungarisë, që është i 11-ti në historinë e klubit.
Më parë në Hungari kampion ishte shpallur futbollisti i Shqipërisë, Myrto Uzuni, me skuadrën e tij Ferencvarosi.