VIDEO
Uzuni shënon dy gola dhe shpallet kampion në Hungari (Video)
20 April, 2021 @23:16
Mesfushori ofansiv i Shqipërisë dhe i skuadrës Ferencvarosi, Myrto Uzuni, ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij përballë Ujpestit të Lirim Kastratit, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të kampionatit hungarez.
Uzuni shënoi në minutën 13’ dhe 77’ nga penalltia, për t’u bërë lojtari i ndeshjes që përfundoi me rezultat 3-0 në të mirë të Ferencvarosit.
Te Ujpesti Kastrati ishte titullar në mbrojtje dhe luajti përgjatë 90 minutave.
Ferencvarosi i Uzunit me këtë fitore e siguroi qysh tash titullin e 32-të të kampionit të Hungarisë, pasi që gjendet 14 pikë larg ndjekësit më të afërt, Puskas Academy, kur kanë mbetur vetëm edhe tri javë deri në fund të këtij kampionati.
Uzuni me këto dy gola arrin numrin e 12 golave në kampionat.
13' Myrto Uzuni, Ferencvarosi - Ujpest 1-0pic.twitter.com/as0K0l8aXr
— TopSporti (@topsportinews) April 20, 2021
77' Myrto Uzuni (PEN), Ferencvarosi - Ujpest 3-0pic.twitter.com/ztKH40cCfj
— TopSporti (@topsportinews) April 20, 2021