ZYRTARIZOHET
Man United: Woodward largohet në fund të vitit
20 April, 2021 @22:52
Vjen edhe zyrtarzimi pas paralajmërimit dhe konfirmimit të mediave. Manchester United ka bërë të ditur se shefi ekzekutiv i klubit Ed Woodward do të largohet nga pozita e tij në fund të këtij viti.
Woodward erdhi te United në vitin 2005 dhe u bë zv kryetar në vitin 2012.
“Jam jashtëzakonisht krenar që kam shërbyer te United dhe ka qenë nder për mua të punojë për klubin më të madh në botë për 16 vitet e kaluara,” ka thënë ndër të tjera Ed Woodward.
E gjithë kjo vjen pas efektit domino të Superligës Evropiane, një ditë pasi që Florentino Perez në intervistë të vonshme direkte tha se po e shpëtojnë futbollin, e në anën tjetër të gjithë përveç pronarëve të klubeve nuk e donin krijimin e kësaj lige.