MANCHESTER UNITED
Ed Woodward jep dorëheqje!
20 April, 2021 @20:59
Ed Woodward nuk do të jetë më pjesë e stafit drejtues të Manchester United!
Woodward ka dhënë dorëheqje pas “përplasjes” me disa lojtarë të klubit për shkak të Superligës Evropiane, raportojnë mediat angleze.
Nga lojtarët që e kanë kundërshtuar bindshëm pjesëmarrjen e Manchester United në këtë garë thuhet të jenë Harry Maguire dhe Luke Shaw.
Pas Chelseat e Cityt, shumë shpejt pritet që edhe United të tërhiqet nga themelimi i Superligës Evropiane, mirëpo para se kjo të ndodhë, Ed Woodward ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si nënkryetar ekzekutiv i klubit.