SHQIP në BOTË

Rashani shkëlqen, Fenerbahçe ruan pozitën
3 May, 2021 @22:18
Fenerbahçe e mposhti Erzurumsporin me rezultat 3-1.
Feneri i shënoi 3 gola të shpejta në 14 minutat e para të ndeshjes.
Jose Sosa shënoi në minutën e 4’ nga pika e bardhë, kurse epërsinë e dyfishoi Enner Valencia në minutën e 12. Valencia ishte asistues në golin e tretë që shënoi dy minuta më vonë Dimitrios Pelkas në minutën e 14’.
Golin e Erzurumsporit shënoi Ozgur Sert në minutën e 81’.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani, u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes dhe ishte njëri ndër më të mirët e skuadrës.
Fenerbahçe me 76 pikë gjendet në pozitën e dytë me 5 pikë më pak se lideri Besiktas, kurse Erzurumspori gjendet në zonën e rrezikshme me 37 pikë.