DFCO

Foto: DFCO/fb
Dijon, ekipi i parë që përshëndetet nga elita
3 May, 2021 @14:09
Pas 34 xhirove të zhvilluara në Ligue 1 të Francës, skuadra e Dijonit ku luan mesfushori i Kosovës, Bersant Celina, është bërë skuadra e parë që ka rënë nga elita.
Dijon pas 34 xhirove të zhvilluara ka mbetur me 18 pikë, duke e lënë atë pas kundërshtarit më të afërt me 16 pikë, ndërsa nga zona e shpëtimit plotë 20 pikë.
Në duelin e xhiros së 35-të Dijon u demolua në shtëpi ndaj Metzit, 1-5, derisa Celina mori karton të kuq në minutën e 43 të takimit, për të vështirësuar gjithçka për skuadrën.
Deri në fund të stinorit në Ligue 1 kanë mbetur edhe 3 xhiro dhe tash pas 35 xhirosh përveç Dijonit të rënë, më të rrezikuar për rënie janë Nimes dhe Nantes, që janë 6 përkatësisht 4 pikë larg zonës së shpëtimit.