SAMI SERMAXHAJ
Sermaxhaj: Hap i mirë, por jo edhe gjigant për të siguruar mbijetesën
2 May, 2021 @18:08
Drenica ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në shtëpi, duke e mposhtur Ballkanin dhe duke e rrëzuar atë nga kreu i tabelës në Superligë.
Drenicakët fituan me rezultat 2-1 me golat e shënuara nga Kreshnik Uka dhe Dennison.
Pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj, duke e komentuar lojën tha se ky ishte një hap i mirë, por jo edhe gjigant për skuadrën e tij në luftë për mbijetesë, pasi që përpara kanë edhe ndeshje të tjera të rëndësishme.
“E kemi parasysh që kemi pasur përballë ekipin më të fortë në Superligë. Kemi marrë masat e duhura, kemi bërë golat dhe pastaj kemi administruar lojën deri në fund, si rezultat i anagazhimit të lojtarëve, të cilët kanë dhënë gjithçka nga vetja dhe për njëri-tjetrin. Kështu kemi arritur tre pikë që na mbajnë gjallë shpresën për të mbijetuar në Superligë. Kemi bërë një hap të mirë, por jo hapin gjigant, sepse përpara kemi edhe shumë sfida të vështira”, tha Sermaxhaj për Art Sport.