Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BLEDI SHKËMBI

Shkëmbi: Nuk na funksionoi asgjë

Shkëmbi: Nuk na funksionoi asgjë


2 May, 2021 @17:59

Skuadra e Ballkanit sot ka pësuar humbje ndaj Drenicës me rezultat 2-1 dhe njëkohësisht ka humbur edhe vendin e parë në tabelë.

RAPORTI I NDESHJES

Trajneri i Ballkanit, Bledi Shkëmbi, pas ndeshjes tha se skuadra e tij tregoi lojë të dobët dhe nuk i funksionoi asgjë ndaj drenicakëve.

“Ishte ndeshje e vështirë, nuk funksionoi asgjë, një ndeshje e dobët. Siç duket nuk menaxhuam mirë këto dy ditë pas fitores kundër Llapit. U futem në lojë sikur ta fitonim ndeshjen, duke e nënvlerësuar kundërshtarin. Kjo ndeshje iku, duhet të përgatitemi për ndeshjen e radhës”, tha Shkëmbi për Art Sport.

Ai më tej shtoi se çka i duhej më shumë për të arritur deri tek fitorja.

“Për të triumfuar kundër rivalëve, duhet të ndryshojë mendësia dhe të japësh 100% në fushë. Nëse nuk luan me shpirt dhe nuk luan për ekipin, atëherë do jetë vështirë të arrihet te rezultati pozitiv”, përfundoi ai.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga