Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZVICERANI ME PREJARDHJE SHQIPËTARE

Edhe Albian Ajeti përfundon në Superligën turke!

Edhe Albian Ajeti përfundon në Superligën turke!


5 September, 2023 @8:38

Sulmuesi zviceran, Albian Ajeti, është anëtar i ri i ekipit turk Gaziantep FK. Njoftimin e ka zyrtarizuar klubit turk mbrëmë vonë, ndërsa futbollisti 26-vjeçar ka kaluar aty nga Celticu skocez për shumën e 600 mijë eurove, siç raportohet nga mediat turke.

Ajeti ka kaluar të gjitha grupmoshat e Zvicrës, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e ekipit helvet në Botërorin e Katarit vitin e kaluar. Ai ka nënshkruar kontratë 1+1 vjeçare me klubin turk.

Në tërë karrierën e tij, Ajeti ka dalë në 302 ndeshje duke shënuar 121 gola dhe duke bërë 35 asistime. Ai duke dalë prej Baselit, ka luajtur për Augsburg, St. Gallen, West Ham, Sturm e Celtic.


 
Të gjitha lajmet nga International