Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GOLEADORI NË FORMË!

Dygolësh edhe sonte për Rrahmanin

Dygolësh edhe sonte për Rrahmanin


1 September, 2023 @22:32

Dy ndeshje, katër gola. Ky është bilanci fantastik i Albion Rrahmanit me Rapid Bukureshtin në Rumani, e sonte edhe më i rëndësishëm pasi që startoi nga minuta e parë e ndeshjes dhe luajti i plotë në derbin e kryeqytetit ndaj Dinamos së Bukureshtit. Borozani.com

Pas golit të parë të shënuar nga penalltia, Rrahmani shënoi edhe një gol tjetër në një kundërsulm kur doli pas mbrojtjes së Dinamos, duke mbetur i vetëm me portierin kundërshtar dhe duke shënuar golin e dytë të tij në fitoren e ekipit: Rapid 4-0 Dinamo [Rrahmani 35pen., 82, Oaida 56, Petrila 61].

Në ndeshjen e parë të tij me Rapidin, Rrahmani i shënoi dy gola si mysafir Craiovas. Ndërkaq sot mori edhe ftesën e radhës nga selektori i Kosovës, Primoz Gliha.


 
Të gjitha lajmet nga International