Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

1/8 E FINALES, MAROKO - SPANJA

Bono hero! Marokoja shkruan historinë, eliminon Spanjën dhe arrin çerekfinalen

Bono hero! Marokoja shkruan historinë, eliminon Spanjën dhe arrin çerekfinalen


6 December, 2022 @19:04

Marokoja ka arritur për herë të parë në histori çerekfinalen e një Botërori, ndërsa djelmoshat e drejtuar nga përzgjedhësi Walid Regragui janë bërë ekipi i parë afrikan pas Kamerunit (Italia’90), Senegalit (Korea & Japonia 2002) dhe Gana (Afrika Jugore 2010) që ka siguruar çerekfinalen e një Botërori nga ky kontinent.

Fitorja e marokenëve ka ardhur pas ekzekutimit të penalltive pasi që pas 90-minutash lojë si dhe pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, nuk kishte gola. Për Spanjën e drejtuar nga Luis Enrique, nuk kishte gola as në penallti! Kjo pasi që portieri i Sevillës, Bono (Yassine Bounou) i mbrojti të gjitha penalltitë e tyre (Pablo Sarabia, Carlos Soler, Sergio Busqets).

Morocco vs Spain

Në anën tjetër shënuan Abdelhamid Sabiri, Hakim Ziyech dhe Achraf Hakimi, ky i fundit mjeshtërisht për të çuar në delir festën e gjithë stadiumit me tifozë maroken. I vetmi që dështoi nga penalltia te Marokoja ka qenë Badr Benoun.

Maroko

Marokoja shkonte rrallë, por rrezikshëm në sulm, derisa ndalin secilin sulm spanjoll para portës ku lojtarët e saj u treguan jashtëzakonisht të organizuar. Sofyan Amrambat ka qenë tepër punëtor sonte, ndërsa me aftësitë e tij defanzive nuk u ndalë për 120-minuta lojë duke vrapuar, për të lidhur gjithashtu edhe sulmet e bashkëlojtarëve.

Bono

Përndryshe, trajneri Walid Regragui bëhet trajneri i parë afrikan që çon kombëtaren në çerekfinale, ndërsa te tetëshja më e mirë e Botës, Marokoja do të pres fituesin e duelit Portugalia-Zvicra që nis në ora 20:00 sonte. Kujtojmë, Marokoja nuk ka humbur as një ndeshje as në grupin e saj - ku arriti duke fituar dy e duke barazuar një herë.

Në fund, Maroko - Spanja 0-0 (3-0, pas penalltive).

Spain

 


 
Të gjitha lajmet nga Botërori