GRUPI F: BELGJIKA - MAROKU
Maroku përkujdeset për tu befasuar edhe Belgjika
27 November, 2022 @16:04
Pas pikës së fituar ndaj nënkampionit të Botës, Kroacisë, Marokoja ka arritur të mposht skuadrën që përfundoi e treta në Botërorin e kaluar, Belgjikën. Duke befasuar belgët, Marokoja ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit nga faza grupore, posacërisht kur dihet se në ndeshjen e fundit ata do të ndeshen ndaj ekipit të Kanadasë, që së paku në letër është kundërshtari më i dobët i grupit.
Belgjika e Roberto Martinezit në pjesë të parë dukej si e pa interesuar për të bërë më shumë, ndërsa Eden Hazard dallohej me topa të humbura në mes të fushës. Krahët gjithashtu nuk merrnin topa sa duhet, ndërsa në pjesë të dytë pikërisht pas zëvendësimeve të bëra nga trajneri belg, Marokoja goditi.
Në anën tjetër Walid Regragui me zëvendësimet e tij, ia bëri mat belgëve. Kjo, pasi që të dy zëvendësuesit marokien shënuan për fitoren e ekipit, Belgjika 0-2 Maroku [Abdelhamid Sabiri 73, Zakaria Aboukhlal 90+2]. I pari befasoi mbrojtjen dhe portierin, duke goditur direkt në portë nga gjuajta e lirë këndore. Ndërsa i dyti pasi pranoi një top të mirë nga Hakim Ziyech, për të goditur menjëherë për fitore. E Ziyechut, në pjesë të parë iu anulua një gol për për shkak të pozitës jashtë loje të bashkëlojtarëve të tij, që kishin penguar Thibaut Courtoisin.