Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BILETAT NË SHITJE

Mbi një muaj më herët nis shitja e biletave për Shqipëria-Moldavia

Mbi një muaj më herët nis shitja e biletave për Shqipëria-Moldavia


11 May, 2023 @18:19

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka bërë të ditur sot se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen kualifikuese për EURO 2024, ku kuqezinjtë presin Moldavinë në Air Albania.

Data e ndeshjes është 17 qershor dhe do të zhvillohet prej orës 20:45, por FSHF ka vendosur që të nis shitjen e biletave për këtë ndeshje mbi një muaj më parë, që më herët nuk ka qenë zakon.

ORARI I NDESHJEVE dhe TABELAT DREJT EURO 2024

Biletat variojnë prej 750 lekë deri në 1 mijë e 500 lekë, ndërsa ka të tilla edhe për zonën VIP që arrijnë shifrën e 8 mijë lekëve për copë.

Sa i përket kualifikimeve, Shqipëria ka nisur këtë kampanjë kualifikuese me përzgjedhësin e ri, brazilianin Sylvinho, ndërsa ndeshjen e parë e ka humbur ndaj favoritit të grupit, Polonisë 1-0. Në qershor, Shqipëria për herë të parë luan si vendas ndaj Moldavisë, ndërsa tri ditë më vonë udhëton në Ishujt Faroe. Biletat mund të blihen fizikisht në Air Albania dhe Selman Stërmasi, ndërsa online në ebileta.al.


 
Të gjitha lajmet nga