RIKTHIMI I MADH I MADRILENËVE

Foto: RealMadrid/fb
Mbretërit pushtojnë Anfieldin
21 February, 2023 @23:43
Ndeshje fantastike për adhuruesit neutral, ndërsa me emocione ekstreme për adhuruesit e ekipeve në fushë, derisa Liverpool kapitalin prej 2-0 e humbi me 2-5 në fund, pas një rikthimi briliant të Real Madridit.
Real Madridi u bë ekipi i parë që i shënoi Liverpoolit pesë gola në Anfield Road në gara evropiane, ndërsa pas golit të parë të Realit prej Vini Jr, goli i dytë që erdhi nga gabimi i Alissonit, bëri që Liverpool të bie krejtësisht në pjesë të dytë për tu mposhtur turpshëm, Liverpool 2-5 Real Madrid [Nunez 4, Salah 14 - Vini Jr. 21, 36, Militao 47, Benzema 55, 67].
Derisa Real Madrid me lojën e treguar dhe përvojën e madhe ka bërë të ditur se dëshiron përsëri Ligën e Kampionëve, Liverpoolit i mbetet të kapërcejë “Himalajet” për të eliminuar mbretërit në Santiago Bernabeu.
Kliko X për të larguar reklamën dhe për t’i shikuar golat e ndeshjes