Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DRITA ZYRTARIZON TË RIUN BULLGAR

Mbrojtës bullgar te Drita, zyrtarizohet Dilyan Georgiev

Mbrojtës bullgar te Drita, zyrtarizohet Dilyan Georgiev


24 June, 2023 @20:19

Futbollisti i ri bullgar, Dilyan Georgiev, është anëtari më i ri i nënkampiones aktuale të Kosovës në futboll, FC Drita. Ekipi i kaltër i qytetit të Gjilanit ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me futbollistin 21-vjeç, i cili luan në pozitën e mbrojtësit qendror, por edhe të djathtë.

Bullgari 180-centimetra i gjatë së fundi ka qenë pjesë e ekipit Sporting Svoge, ndërsa ka dalë nga akademia e Tsarko Selos. Vlera e tij sipas Transfermarkt mund të shkojë deri më 150 mijë euro. Në stinorin e kaluar me Svogen, Georgiev luajti 34 ndeshje në elitën e futbollit të shtetit të vet, ndërsa shënoi edhe një gol dhe bëri një asistim.

“Dilyan Georgiev bashkohet me ne! Klubi jonë FC DRITA ka arritur marrëveshje me lojtarin Dilyan Georgiev. Georgiev është 21 vjeqar dhe vjen nga Sofia e Bullgarisë. Luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe sezonin e fundit luajti me ekipin e Sportis Svoge në ligën e parë të Bullgarisë ku brenda një sezoni zhvilloi 34 ndeshje.
Dilyan i është bashkuar sot ekipit në Bansko për të vazhuar me fazen përgaditore.”
— ka shkruar njoftimi i ekipit të Dritës sot.◼️


 
Të gjitha lajmet nga