SHQIPËRIA

BOROZANI/Lis Dorambari
Mbrojtja kuqezi në telashe
Shkruan: Panorama Sport
23 July, 2015 @19:04
Qendra e mbrojtjes së kombëtares shqiptare është ende në pushim. Mërgim Mavraj i lënduar rëndë, nuk pritet të kthehet para tetorit, ndërsa kapiteni Lorik Cana dhe njeriu që befasoi për të mirë ndaj Francës, Arlind Ajeti, ende janë pa ekip.
Përballjet me Danimarkën dhe Portugalinë në shtator cilësohen si vendimtare për kuqezinjtë para kualifikimit historik, ndërsa entuziazmi është i madh.
Mirëpo, mungesa e ekipit për Canën dhe Ajetin tashmë i ka lënë ata edhe pa stërvitje, derisa ekipet europiane veçse kanë nisur fazën stërvitore për tu përgatitur sa më mirë për stinorin e ri.
Mbrojtja është reparti më i fortë i kombëtares deri tani në ciklin kualifikues me vetëm dy gola të pranuara nga 4 ndeshje, që është edhe mbrojtja më e mirë në Grupin I kualifikues për EURO 2016.
Në fund, me shpresa që Cana e Ajeti të gjejnë ekip sa më shpejtë, e Mavraj të bëj mrekullinë në shërim - shpresa mbetet për EURO 2016.