Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAPITENI CASILLAS

Mbron Mourinhon

REUTERS/Carlos Jasso

Mbron Mourinhon


29 November, 2012 @15:09

Numri më i madh i kritikave ndaj Jose Mourinhos ka ardhë nga tifozët dhe atë për shkak të fillimit të dobët të stinorit 2012/13 e posaçërisht për shkak të distancës së madhe që e krijoi rivali i përbetuar i tyre, Barcelona.

Kështu, kapiteni i Realit, Iker Casillas, ka marrë rolin e tij të gardianit edhe njëherë duke e mbrojtur 49 vjeçarin Mourinho.

“Ne besojmë te Mourinho. Ai na ka dhënë shumë prej se ka ardhur në Madrid. Është jofer të kritikohet, pasi që ne jemi sot ekip shumë i mirë sesa në momentin që ai ka ardhur këtu, kjo tregon punën që ka bërë ai,” ka thënë Casillas për faqen zyrtare të klubit madrilen.

Presioni mbi Mourinhon është rritur posaçërisht para derbit të qytetit që Real e luan këtë fundjavë me Atleticon, e cila është ndjekësja më e afërt e katalonasve që gjinden në krye të tabelës së klasifikimit.


 
Të gjitha lajmet nga