MEDIAT E HUAJA KONFIRMOJNË
Më 3 maj UEFA vendos për Kosovën
4 March, 2016 @14:26
Anëtarët e UEFA-së do të votojnë më 3 maj të këtij viti për të përcaktuar anëtarësimin e Kosovës në shtëpinë europiane të futbollit.
Këto janë fjalët e zëdhënësit të UEFA-së, që janë transmetuar sot nga Reuters.
“Nëse aprovohet Kosova si anëtare e 55 e UEFA-së, pritet që ata të kërkojnë anëtarësimin e plotë në FIFA, që do t’i lejonte atyre pjesëmarrjen në kualifikime për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”“, ka shkruar më tej njoftimi.