FLET KAPITENI REKORDER

BOROZANI/Lis Dorambari
Me këmbë në tokë
15 November, 2014 @0:39
Barazimi me Francën, ka qenë ndeshje historike për kapitenin e kombëtares, Lorik Cana.
Ai ka regjistruar paraqitjen rekorde në fanellën kuqezi të Shqipërisë, 80 dhe tashmë ka kaluar Altin Lalën, që kishte 79 paraqitje.
Pas ndeshjes ai është treguar i kujdesshëm, derisa ka vlerësuar lojën e kombëtares.
“Ekipi po vazhdon rrugën. Po mundohet të përmiësojë gabimet që ka bërë. Jam krenar për këta djem, angazhimin e tyre. Të gjithë shqiptarët duhet të jenë krenar për ata,” ka thënë fillimisht kapiteni i Shqipërisë pas ndeshjes për Super Sportin.
“Po tregojmë lojë cilësore, nuk po largojmë topin. Mirëpo, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Duhet të vinë lojtarë të rinj dhe të ecim përpara,” ka shtuar rekorderi i kombëtares.
Lorik Cana ka qenë njëri ndër lojtarët më të vlerësuar të kombëtares sonte duke marrë notën 3.5 nga versioni françez i Goal.com.