GRUPI F
Ishujt Faroe turpërojnë Greqinë
14 November, 2014 @23:02
Ishujt Faroe kanë arritur të shkaktojnë befasinë më të madhe të natës kualifikuese për EURO 2016.
Ata kanë mposhtur Greqinë në Pire me rezultat minimal 0-1, për të dalë nga fundi i grupit kualifikues.
GOlin e vetëm për Ishujt Faroe, të cilët nuk kanë fituar ndeshje kualifikuese që nga viti 2011, e shënoi Joan Edmundsson në minutën e 61-të të ndeshjes.
Grekët e udhëhequr nga trajneri i ri i tyre, Claudio Ranieri, kanë pësuar kështu humbjen më poshtëruese që do të mund ta imagjinonin ndonjëherë.