Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPANJA E FFK-së

Me Kosovën në Evropian, kampanja e FFK-së për kualifikimet në EURO

Ⓒ TOPSPORTI

Me Kosovën në Evropian, kampanja e FFK-së për kualifikimet në EURO


25 February, 2023 @11:14

Në mbledhjen e mbajtur dje të Komitetit Ekzekutiv (KE) të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është bërë e ditur se FFK-ja po bën përgatitje për fillimin e kampanjës “Me Kosovën në Evropian”.

Kreu i FFK-së, Agim Ademi, që ka qenë udhëheqës i mbledhjes, disa herë më parë ka potencuar se është vit ideal sipas tij që Kosova të sigurojë evropianin e parë, në rrugëtimin për EURO 2024 në Gjermani, që nis fiks një muaj më pas.

“KE shqyrtojë përgatitjet për fillimin e kampanjës “Me Kosovën në Evropian”, prandaj në këtë drejtim FFK-ja do të bashkëpunojë me të gjitha subjektet relevante e veçanërisht me media për një kampanjë dinijtoze, edhe për faktin se tash është momenti, ku Kosova ka gjasat më të mëdha për kualifikim,” ka shkruar njoftimi i FFK-së.

Mbetet të shihet me cilat media do të bashkëpunojë FFK-ja gjatë këtij viti, kur edhe luhet kampanja kualifikuese e Kosovës drejt evropianit, për të cilin beson shumë Ademi, të cilin e bazon në rehatinë me kontrata individuale me ekipet e veta të lojtarëve të kombëtares së Kosovës!

Sot një muaj, Kosova është mysafire e Izraelit në duelin e parë kualifikues në kuadër të Grupit I për EURO 2024 në Gjermani. Ndërsa më 28 mars pret Andorrën në Prishtinë!


 
Të gjitha lajmet nga Kualifikimet për Evropian