Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U21

Me risi, Prekazi publikon 25-shen për ndeshje ndaj Austrisë e Andorrës

Me risi, Prekazi publikon 25-shen për ndeshje ndaj Austrisë e Andorrës


2 October, 2020 @14:03

Përzgjedhësi i Kombëtares U21, Rafet Prekazi e ka publikuar listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet kualifikuese të këtij muaji kundër Austrisë dhe Andorrës, të cilat zhvillohen më 9 e 13 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë listë spikasin emrat e Edi Sylisufajt, Alban Ajdinit, David Nreca-Besinger dhe Shaban Kuqukut, që grumbullohen për herë të parë me Dardanët e rinj, teksa rikthehet pas disa ndeshjeve mungesë edhe Arton Zekaj.

Dardanët e rinj grumbullohen të hënën në hotel “International Prishtina”, derisa stërvitjen e parë e mbajnë po këtë ditë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, në orën 15:00.

LISTA E KOSOVËS U21:

Florian Smakiqi (Feronikeli)
David Nreca Bisinger (Sonnenhof)
Shaban Kuquku (Sion)
Fuad Rahimi (Vaduz)
Leard Sadriu (Shkëndija)
Lirim Kastrati (Ujpest)
Valon Hamdiu (Winterthur)
Arbenit Xhemajli (Sunderland)
Kreshnik Hajrizi (Chiasso)
Leonat Vitija (Skënderbeu)
Lumbardh Dellova (Prishtina)
Gëzim Pepsi (Winterthur)
Arton Zekaj (Lille)
Edison Kqiku (Gjilani)
Eris Abedini (Lugano)
Qëndrim Zyba (Prishtina)
Blend Baftiu (Ballkani)
Muharrem Jashari (Trepça’89)
Altin Kryeziu (Torino)
Alban Ajdini (Servette)
Liridon Balaj (Aarau)
Valmir Veliu (Llapi)
Edi Sylisufaj (Falkenbergs)
Mirlind Daku (Ballkani).

Kosovo U21


 
Të gjitha lajmet nga