MEDIA
Me Spahiun do të ishte ndryshe!
10 September, 2013 @10:53
Përfaqësuesja turke pësoi katastrofë të vërtetë në kampionatin europian të basketbollit, Eurobasket 2013 që po zhvillohet në Slloveni. Turqit që planifikonin të arrinin deri te ndonjë medalje, janë eliminuar që në fazën e parë duke regjistruar një fitore të vetme nga pesë ndeshje të kampionatit!
Mediat turke fajtor kryesor për këtë debakël të Turqisë e kanë parë trajnerin e tyre serb, Bogdan Tanjevic, që ka bërë përzgjedhje të gabuar dhe nuk ka marrë parasysh aspak formën aktuale të basketbollistëve.
Ndër të tjera, Tanjevic, kishte mundësi të merrte edhe kosovarin Kenan Spahi në Eurobasket, pasi që Spahi u shpall më i miri në kampionatin e të rinjve.
E në mungesën e pozitës një klasike, ku luajti të shumtën e ndeshjeve Sinan Guler, që nuk është pozita e tij natyrale - mediat turke kanë bombarduar Tanjevicin duke cekur se, kur ka mundësi që të merr njeriu dy basketbollistë të dëshmuar në pozitën një si: Baris Ermis ose super talenti Kenan Spahi, ne u desht të shohim djegjen e Sinan Gulerit aty, e që luan në pozitën dy!
Jep dorëheqje Tanjevic, por edhe ti Demirel, ka shkruar sportivja Fanatik si dhe e përditshmja Milliyet në numrin e djeshëm. Turgay Demirel, është kreu i Federatës së Basketbollit Turk dhe ka qenë i vetëm në insistim për Tanjevicin trajner të përfaqësueses, derisa e ‘tërë’ Turqia në këtë pozitë donte ta shihte Ergin Atamanin e dëshmuar në ekipe të ndryshme.