Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI C: ARABIA SAUDITE - MEKSIKA

Meksika fiton, por një gol i la jashtë Botërorit

Meksika fiton, por një gol i la jashtë Botërorit


30 November, 2022 @22:20

Deri në minutën e 90+5 të ndeshjes, Meksika kërkonte golin e tretë që do t’i kualifikonte tutje ata në Botëror! Kjo pasi që me goldallim të njëjtë deri atëherë me Poloninë në ndeshjen tjetër, ata nga Botërori i mënjanonte një karton i verdhë më shumë i pranuar!

Arabia Saudite 1-2 Meksika [Salem Al Dawsari 90+5 - Henry Martin 47, Luis Chavez 52]

Duke kërkuar golin e tretë në ndeshje, krejt në fund të duelit ata pësuan një prej Salem Al Dawsarit. As ky gol s’çonte peshë, po të shënonin në sulmin e fundit, ata përsëri do të ishin mbi Poloninë, por nuk e arritën këtë dhe ekipi i Gerardo Martinos kështu, u eliminua nga Botërori.

Mexico

Arabia Saudite në anën tjetër me golat e pësuar në fillim të pjesës së dytë nuk arriti t’i bëj ballë më shumë meksikanëve kërkues dhe pësoi për herë të dytë, duke përfunduar e fundit në grup, pas fitores senzacionale në rrethin e parë, kur mposhtën Argjentinën.

TABELA, REZULTATET dhe SKEMA

Në fund, të dyja skuadrat nga kjo ndeshje zhvilluan ndeshjen e fundit të Botërorit, për ta mbyllur aventurën në Katar këtu.


 
Të gjitha lajmet nga Botërori